Kjo është gruaja që u hodh nga kati i 4-ët në QKUK [Foto]
Blerinë Sejdiu- Hodolli, është gruaja që dje ndërroi jetë në klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Vdekja e saj ka ardhur si pasojë e lëndimeve të shumëfishta që ka marrë. Ajo ishte hedhur nga kati i katërt i klinikës përkatëse, shkruan Indeksonline.
“Indeksonline” sot raportoi për identitetin e kësaj viktime.
Ndërsa, familjarët e të ndjerës kanë njoftuar se varrimi do të bëhet sot në varrezat e qytetit te hekurudha në Podujevë.
Hodolli do të varroset sot në ora 16:00.
Ndryshe, Policia e Kosovës këtë rast e ka hapur në hetime duke e cilësuar si “vdekje e dyshimtë”./Indeksonline/