09:51 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

Mësohet identiteti i gruas së ndjerë që kërceu nga kati i 4-të në QKUK

Një grua e moshës 32 vjeçare ndërroi jetë në mesditën e djeshme në Qendrën Klinike Universitare. Vdekja e saj erdhi si pasojë e lëndimeve, pasi e njëjta ishte hedhur nga kati i katërt i Gjinekologjisë.

Lajmin për këtë rast fillimisht e kishte konfirmuar edhe drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani. Sipas tij, ekipet e emergjencës kishin provuar ta mbijetojnë por që ishte e pamundur për shkak të lëndimeve të shumëfishta që kishte ajo.

“Indeksonline” ka mësuar identitetin e të ndjerës në QKUK. Bëhet fjalë për  Blerina Hodollin e cila që disa ditë ishte e shtrirë në repartin përkatës.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka sqaruar se viktima është dërguar në emergjencë për tretman mjekësorë pastaj ka ndërruar jetë.

Me rastin që është konsideruar si “vdekje e dyshimtë” në vazhdimësi po merren organet përgjegjëse të sigurisë.  /Indeksonline/