15:08 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kjo është kandidatja e PDK-së për kryetare të Rinisë në Podujevë

Floreta Zejnullahu pritet të jetë njëra prej kandidatëve që do të përzgjidhet kryetare e Rinisë së PDK-së në komunën e Podujevës.

Ajo përmes një shkrimi në “Facebook” ka folur rreth punës që do ta bëjë në rast se merr këtë post.

Megjithatë, Zejnullahu pret që kolegët dhe bashkëpartiakët ta përkrahin në rrugëtimin për të përmbushur programin partiak.

Postimi i plotë:

Rinia Demokratike e Kosovës është në procesin e saj zgjedhor. Ky proces po zhvillohet në të gjitha komunat e Kosovës në mënyrë demokratike. Në kuadër të këtij procesi, duke parë përkushtimin tim drejt avancimit te rinisë në Llap dhe bërjen e saj shtyllë kyçe brenda strukturave të PDK-së dhe jashtë saj, unë zyrtarisht shpallë kandidaturën time për kryetare të Rinisë Demokratike të Podujevës. Çdoherë ne bashkëpunim me ju, unë do t’i prijë rinisë dhe do të angazhohem me gjithë qenien time drejt fuqizimit dhe përfaqësimit të saj në frymën e vizionit të Dekadës së Re. Të dashur kolegë bashkëpartiak, unë pres përkrahjen tuaj në këtë rrugëtim të përbashkët për të përmbushur ëndrrën  tonë të krijimit të Kosovës që duam. Sinqerisht, Floreta