17:00 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

“KJO ËSHTË KOSOVA SOT” , kryeministri Haradinaj kërkon ta shpërndani këtë video

Kreministri i vendit, Ramush Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook ka shpërndarë një video e cila pasqyron Kosovën si shtet.

“Na lejoni t’iu prezantojmë me një vend të vogël, por me zemër të madhe”, nis video me këtë thënie, transmeton Indeksonline.

Në po të njëjtën video shfaqen Policia e Kosovës si dhe Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas Haradinaj, Kosova është një vend i vogël por me mundësi të palimituara, dhe me shumë ëndrra.

Përmes saj, flitet edhe për zhvillimin ekonomik të vendit.

Në po të njëjtën video thuhet se punën tonë e kryejmë me shumë pasion, ashtu siç na mësuan të parët.

Përmendet edhe fakti se zëri ynë po dëgjohet anë e mbanë botës kjo përmes artistëve të ndryshëm si Dua Lipa, Rita Ora, Era Istrefi, Majlinda Kelmendi, Ramë Lahaj, Xherdan Shaqiri, Lorik Canaj, e shumë të tjerë. /Indeksonline/