Kjo është letra lamtumirëse e Mauricio Pochettinos
Ish trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino i është drejtuar tifozëve me një letër të hapur lamtumirëse.
Ai ka falënderuar të gjithë për përkrahjen dhe ka thënë se objektivin që i ishte kërkuar dikur e ka arritur, transmeton Indeksonline
“Do të doja që të falënderoja Joe Lewis dhe Daniel Levy që më dhan mundësinë të bëhesha pjesë e historisë së Tottenham Hotspur. Poashtu, dëshiroj të falënderoj të gjithë në klub, stafin e futbollistët për këto 5 vite e gjysmë. Si përfundim, do të doja të përmendja edhe tifozët që e bëjnë këtë klub të madh me përkrahjen e tyre fantastike.
Unë kam dhënë më të mirën për të kryer objektivin i cili më ishte kërkuar në takimin e parë. Ka pasur sfida të vështira por edhe sukses. Uroj më të mirën për të ardhmen do të përshkojmë përsëri shtigjet së bashku” shkruan Pochettino.
/Indeksonline/