21:21 / E Martë, 18 Qershor 2019

Kjo është lista e më të votuarve në konventën PDK-së nga Llapi

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur të dielën punimet e konventës së saj, ku u zgjodh kryetari, kryesia dhe anëtarët e Këshillit Drejtues.

Kështu, prej anëtarëve të Këshillit Drejtues të PDK-së nga Dega e Podujevës, nga 19 kandidatët të kësaj komune, Latif Gashi është më i votuari me 284 vota, shkruan Indeksonline.

Pos tij, edhe gjashtë kandidatë të tjerë nga Podujeva u bënë pjesë e Këshillit Drejtues të PDK-së.

Pas Gashit, më të votuarit e Llapit janë:

Naim Fetahu me 247 vota

Floretë Zejnullahu 190 vota

Hajredin Hyseni 185 vota

Rrustem Mustafa 184 vota

Kadri Kastrati 181 vota

Vjosa Sheholli 129 vota. /Indeksonline/