11:36 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Lista e re e barnave esenciale

Është nënshkruar sot lista e re e barnave esenciale për pacientët,  gjatë një ceremonie në të cilën kanë marrë pjesë edhe kandidati për kryeministër nga rradhët e PDK-së , Kadri Veseli dhe ministri i Shëndetësisë në detyrë Uran Ismaili. Në ceremoni ka marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë doktor, Naim Bardiqi, i cili edhe e ka prezentuar listën e re esenciale të barnave.

“Komiteti teknik në përpilimin e listës esenciale të produkteve mjekësore dhe materialeve shpenzuese, me  vendimin e ministrit me datë 6 gusht 2018 pas një pune intensive profesionale dhe transparente ka hartuar listën e re të barnave esenciale për te cilën e kanë miratuar me konsensusin e plotë  në takimin e komitetit të 20-të të mbajtur me 18 shtator 2019”, tha doktori Bardiqi.

Gjithashtu sipas Bardiqit thuhet se me vendimin e komiteti teknik, është vendosur që në listën e barnave esenciale të përfshihen propozimet e barnave të reja për të gjitha kategoritë e patologjive , propozimet për materialet shpenzuese, propozimet për sëmundje të rralla dhe skleroza, propozimet për dializë, propozimet për insulina,propozimet për citostatikë, propozimet për barnat që janë pjesë e udhërrefyesve klinikë dhe propozimet për terapi të reja efektive të miratuara me dëshmi shkencore.

Pas një punë intensive një vjeçare sipas Bardiqit thuhet se komiteti dhe i gjithë stafi janë munduar që lista e re e barnave esenciale të jetë sa më gjithëpërfshirëse të ketë barna cilësore, të sigurta dhe kosto efektive.

Nërsa lideri i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të listës së re të barnave esenciale, ka thënë se gjatë dy vjetëve që PDK-ja ka drejtuar shëndetësinë, ka dëshmuar vullnetin politik për të luftuar korrupsionin, duke bërë një kthesë vendimtare në këtë sektor.

Duke e konsideruar ditën e somte historike dhe shumë domethënëse për shëndetësinë, Veseli tha se për vite me radhë, gjatë qeverisjeve së kaluara, qytetarët tanë janë varfëruar në mungesë të shërbimeve të duhura shëndetësore dhe barnave të shtrenjta, duke u detyruar të zgjedhin midis bukës në tavolinë dhe barnave për shërim.

Ai tha se njeriu ndihet mirë kur dëgjon lajme të mira si ky i sotmi.

“Urani dhe të gjithë politikanët e tjerë duhet të jenë të pakorruptuar dhe të jenë afër jush. Thuhet se ilaqi më i mirë janë njerëzit, andaj klasa politika e cila denjon të udhëheq me shtetin, duhet të përkujdeset për të gjitha kategoritë dhe t’u japë shanse të barabarta të gjithëve”, theksoi Veseli.

Veseli kujtoi se PDK-ja ka zgjedhur të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë ndërsa ai vet ka emëruar në krye të saj bashkëpunëtorin më të ngushtë, Uran Ismailin.

“Njëri nga bashkëpunëtorët e mi, shef kabineti, ka treguar se mund të kemi sukses, duke zgjidhur në shëndetësi disa nyje që dukeshin të pazgjidhshme. Mjekët tanë i kemi shumë të mirë, por kur kemi udhëheq të mirë edhe në ministri, atëherë suksese është i sigurt. E përgëzoj Uranin për lidershipin e tij në këtë drejtim”, theksoi kryetari i PDK-së, Kadri Veseli./Indeksonline/