Kjo është makina më e shtrenjtë në botë

Ferrari, Bugatti, Bentley, Rolls-Royce. Këta janë prodhuesit, modelet e të cilëve tradicionalisht ndryshojnë në krye të listës së makinave më të shtrenjta.
Por cila makinë është aktualisht më e shtrenjta?
Australian Drive ka përgjigjen për këtë pyetje duke thënë se titullin e mban Rolls-Royce me modelin La Rose Noire Droptail.

Çmimi i veturës është 31 milionë euro dhe janë prodhuar vetëm kopje.
Sistemi i fuqisë është V12 i njohur me 6.75 litra me dy turbo që jep 593 kf dhe 840 Nm çift rrotullues.

Për një makinë si kjo, këto nuk janë numrat më të rëndësishëm, por dihen të dhënat e përshpejtimit dhe shpejtësisë maksimale: nga 0 në 100 km/h arrin për 5 sekonda dhe shpejtësinë deri në 250 km/h.

La Rose Noire Droptail është frymëzuar nga trëndafili francez me ngjyrë kadife i njohur si Noir Baccara, i cili ishte lulja e preferuar e nënës së familjes që porositi makinën./Indeksonline/