11:00 / E Premte, 29 Tetor 2021 / OSH

Kjo është makina me kilometrazhin më të gjatë në botë

Janë të shumta makinat që kanë përshkruar qindra mijëra kilometra. Por ka një që lë në hije çdo makinë tjetër. Ka udhëtuar shumë më tepër kilometra se çdo mjet tjetër dhe mban logon e Volvo-s. Ky P1800 S i kuq nuk i përkiste ndonjë personi të famshëm por mësuesit, Irv Gordon, i cili përshkroi 5,230,368 km gjatë jetës me Volvo-n e preferuar.

3.25 milion milje, të mjaftueshme për të shkuar dhe kthyer nga Toka në Hënë, 6.8 herë ose për të rrotulluar planetin tonë më shumë se 120 herë. Një “sekret” për këtë arritje të pabesueshme ishte përkushtimi i Gordonit për mirëmbajtjen e duhur të makinës. Volvo P1800 u prezantua në vitin 1961, duke i dhënë kompanisë suedeze më shumë prestigj dhe rafinim.