20:32 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kjo është mënyra ideale dhe pa kosto për të pastruar fytyrën në shtëpi

Pastroni lëkurën nga pluhurat dhe bakteret që merrni gjatë ditës.

Ideale është kjo mënyrë që ju prezantojmë më poshtë….

Një kompresë e nxehtë mund të ndihmojë në heqjen e akneve, hap poret dhe pastron lëkurën. Gjithashtu largon papastërtitë dhe vajin e tepërt që shkakton aknet. Kompresat e nxehta sidomos me peshqir të pastër ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut sapo ato aplikohen në zonën e prekur.

Si ta përdorni:
Së pari, fshijeni zonën e prekur nga aknet me alkool
Lagni një peshqir me ujë të nxehtë dhe e lini përreth 15-20 minuta në zonën e prekur nga aknet.
Përsëriteni dy herë në ditë.