16:42 / E Mërkurë, 02 Mars 2022 / AR

Kjo është mosha më e mirë e një gruaje sipas meshkujve

Mosha 18, 25, 27, 30 e shumë të tjera, sigurisht që për ne femrat shënojnë epoka të reja.

Ju u ndjetë ndryshe menjëherë pas adoleshencës, ndryshe në mes të dekadës së tretë dhe sidomos kur mbushëm 30 vjeç.

Teoritë për kohët më të mira në jetën e një gruaje për çdo fushë, janë të pafundme, por zakonisht pak janë të vërteta.

Por nëse ka një gjë që do të donim të dinim, ajo është mosha e gruas që meshkujt e konsiderojnë më tërheqëse.

Në çfarë moshe na shohin më të bukur, më të fortë dhe më të relaksuar?

Hulumtimi i ri ka përgjigjen.

Në një anketë telefonike me 2500 burra, në të cilën ata spontanisht pyetën veten se në cilën moshë i konsiderojnë gratë më të bukura, përqindja më e madhe ishte në dy vitet midis 30 dhe 32.

Kur meshkujve iu kërkua të pyesnin “çfarë e konsiderojnë bukurinë”, 40% e të anketuarve u përgjigjën “diçka që vjen nga brenda nesh”, 30% “pamja” dhe 30% e mbetur “stili”.

Vërtet, i prisnit rezultate të tilla?/abcnews.al