14:16 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Kjo është një pamje e përafërt e 2020 Audi Q7 Facelift

Audi Q8 ka marrë vëmendjen më të madhe të Audi si një pjesë e rëndësishme e portofolit të SUV-ëve. Por mos të harrojmë që edhe Audi Q7 është gati për tu përditësuar me disa ndryshime për gjeneratën e rradhës.

Kemi parë prototip të makinës duke bërë testime, ndërsa Kolesa.ru ka vendosur të parashikojë pamjen e makinës, me një foto digjitale pa asnjë lloj kamuflazhi në të.

Forma e përgjithshme dhe panelet trupore do të mbarten si tek gjenerata që po ikën. Ndërsa ajo pjesë që po pëson një ri-dizajnim është pjesa parakolpit dhe prapakolpit.

Ndryshimi më i dukshëm është në pjesën frontale ku Audi ka vendosur ti japë SUV-it me tre rreshta me ndenjëse, një grilë më të vogël dhe fenerë komplet të rinj. Fenerët janë në një linjë dizajni me ato të makinave të tjera të markës me katër rrathë që po debutojnë këtë vit.

Jo vetëm forma e tyre do të ndryshojë, por edhe grafika e brendshme do të ketë një pamje të re me drita të ndërlikuara LED.

E njëjta histori edhe me pjesën e pasme. Fenerët solidë të Q7 aktuale do të zëvendësohen nga një set që vjen si kombinim me ato që ndodhen në pjesën frontale.

Fotoja përafruese e Audi Q7 të ri e imagjinon makinën me një shirit kromi që bashkon dy fenerët për ta bërë makinën të duket më e gjerë dhe më madhështore. Por megjithatë ende nuk e dimë nëse kjo do të ndodhë vërtet, apo Audi do të vendosë një shirit të thjeshtë të ndriçueshëm njësoj si tek Q8, A8 dhe A7 Sportback.

Për të vazhduar me kabinën, jemi kuriozë nëse A8 do të ketë një ekran MMI me stilin e tabletit njësoj si tek makinat që përmendëm më sipër.

Diçka e tillë duhet të ndodhë, ose përndryshe Q7 do të duket e vjetër nëse mban ende ekranin që zotëron tani për momentin, krahasuar me Q8 emocionuese.

Makina pritet të debutojë këtë vit. SQ7 që fuqizohet me naftë do të mbërrijë në 2020-ën. Gjithashtu një RS Q7 mund të vijë së shpejti, pasi Audi dëshiron të zgjerojë portofolin e tij.