22:55 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / Blerim

Kjo është nota fantastike e Lirim Kastratit pas ndeshjes me Moldavinë

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Kosovës dhe Moldavisë, duel ky në kuadër të rundit të gjashtë në Ligën C’ të “Nations League”.

Kombëtarja jonë e fitoi këtë sfidë falë golit të shënuar nga Lirim Kastrati në minutën e 31’të të takimit, shkruan IndeksOnline

Ky gol i mjaftoi Kosovës, që të marrin tre pikë dhe të qëndrojnë në Ligën C’.

Pas ndeshjes, sajti i statistikave, “Woscored”, ka publikuar notat e të gjithë futbollistëve që ishin pjesë e kësaj ndeshje, ku Kastrati u vlerësua me notën 8.0.