23:13 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020

Kjo është nota për Gjimshitin në duelin ndaj Paris SG

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Atalantës dhe Parisit, duel ky në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.


Me një dramë të vërtetë në minutat e fundit të takimit, me dy gola të shënuar, Parisi arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan IndeksOnline

Pjesë e këtij takimi që në fund u mbyll në të mirë të “milionerëve” ishte edhe mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, ku për 60 minuta lojë ai nga sajti i statistikave të lojtarëve “Who scored” u vlerësua me notë të ultë në, 6.7