08:51 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Oferta e Milanit për Ibrahimoviqin, vështirë të pranohet

Kanë nisur kontaktet për transferimin e Zlatan Ibrahimoviqit tek Ac Milani gjatë afatit të dimrit.

Dje janë zhvilluar negociatat e para midis drejtuesve të Milanit dhe agjentit, Mino Raiola.

Por, Bobani gjatë bisedës e ka telefonuar edhe vetë yllin suedez, shkruan Indeksonline.

Sipas “Gazetta dello Sport”, rosonerët i kanë ofruar Ibrës një kontratë 6- mujore, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Gjatë kësaj periudhe, veterani do të përfitojë rreth 6 milionë euro.

Zlatani ishte pjesë e Milanit për dy sezone, ku edhe ia solli titullin e fundit të Series A. /IndeksOnline/