14:38 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kjo është paga e Bekim Çollakut si shef i stafit të Hashim Thaçit

Paga prej afër 2 mijë euro për postin e shefit të stafit të presidentit, Bekim Çollaku mbledhë pagë vjetore 22 mijë e 305 euro.

Në deklarimin e pasurisë ai ka bërë të ditur se për mëditje, shifra vjetore është 7 mijë e 484 euro, shkruan Indeksonline.

Çollaku ka deklaruar para në dy banka në Kosovë. Në Raiffeisen Bank ai ka deklaruar 15.523.64 euro, ndërsa 14,654.70 euro në BKT ai ka deklaruar shumën e parave të bashkëshortes së tij të cilat janë përfituar edhe nga shitja e veturës së saj personale.

Shefi i stafit presidencial ka pasuri të paluajtshme një parcelë me vlerë 35 mijë euro, një shtëpi me vlerë 150 mijë euro dhe një parcelë dhe vikend shtëpizë me vlerë 51 mijë e 500 euro, shkruan Indeksonline.

Si pasuri të luajtshme, Çollaku ka deklaruar veturën e tij me vlerë 15 mijë e 500 euro./Indeksonline/