23:15 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kjo është pasuria e deklaruar nga dy rivalët, Haliti e Quni (Dokument)

Dy nga deputetët të cilët bënë bujë të madhe kohëve të fundit janë pikërisht Xhavit Haliti nga radhët e PDK-së dhe Anton Quni nga LDK.

Përplasja e tyre rreth 8 milionë markave në kohën e luftës nxiti edhe debat të ashpër dhe përplasje në Kuvend, gjë për të cilën disa deputetë po merren në pyetje nga Prokuroria e Shtetit.

Deputeti Quni akuzoi nënkryetarin e Kuvendit, Haliti se gjatë kohës së luftës kishte marrë para të gatshme në vlerë prej 8 milionë markash nga qeveria e atëhershme në ekzil.

Akuza në fjalë u mohua kategorikisht nga Haliti duke shtuar se nuk ka qenë kjo shuma të cilën ai kishte marrë nga Ahmet Krasniqi.

Por janë pikërisht Quni dhe Haliti të cilët së fundi kanë deklaruar pasurinë që kanë tani për tani, në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Sipas deklarimeve, Xhavit Haliti posedon pasuri të paluajtshme (tokë dhe shtëpi) në vlerë prej 1 milionë e 220 mijë euro.

Haliti poashtu ka deklaruar se vozitë një veturë në vlerë prej 7 mijë eurosh dhe në pronësi të tij ka edhe ari në vlerë prej 25 mijë eurosh.

Njëashtu nënkryetari i PDK-së në Kuvendin e Kosovës në  bankat e Kosovës ka para të gatshme në vlerë prej 133 mijë eurosh.

Në anën tjetër deputeti Anton Qni ka deklaruar se ka pasuri të paluajtshme që kap vlerën e 412 mijë eurosh. 11 mijë euro është vlera e dy veturave që janë në pronësi të tij. Quni ka deklaruar gjithashtu se ka 5 mijë e 700 euro para të gatshme në bankë.

 

 

Pasuria e Anton Qunit: 

Pasuria e Xhavit Halitit: