20:36 / E Shtunë, 23 Korrik 2022 / C E

Kjo është përmbaruesja private që ia hoqi licencën Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar sot se i është hequr licenca një përmbarueseje private.

 Ajo tha se përmbarueses i është hequr licenca për shkak te shkeljeve te vazhdueshme disiplinore.

IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se bëhet fjalë për përmbaruesen, Saranda Kuçi, gruaja e ish-këshilltarit të Driton Selmanaj, Shpend Kuçi.

Kuçi është nga komuna e Suharekës.

Më lejoni të ju njoftoi se dje për herë të parë një përmbaruesi i kemi hequr licencën. Lidhur me rastin në fjalë paraprakisht komisioni disiplinor për përmbarues privat, me rastin e shqyrtimit të kësaj çështje disiplinore ndaj përmbarueses private, përkatësisht pasi që i njëjti komision ka gjetur se përmbaruesja private ka bërë shkelje disiplinore, gjë që e ka bërë edhe më herët në mënyrë të përsëritur ka amrrë vendim për shqyrtimin e masës disiplinore, shkarkim nga detyra”, tha Haxhiu për rastin. /IndeksOnline/