Kjo është pyetja që Vuçiq refuzoi t’iu përgjigjet gazetarëve
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk ka dashur të përgjigjet nëse ka folur mbrëmë me presidentin rus, Vladimir Putin.
Gjatë një konference mbrëmë, kur e ka mbledhur urgjent Këshillin e Sigurisë Kombëtare është pyetur nëse ka biseduar me Putinin, por ai nuk ka treguar.
“Më të lehtë do ta kisha sikur ta lexoja listën e atyre me të cilët nuk kam dashur të dëgjohem dhe me të cilët nuk do të bisedoj. Disi nuk jam i interesuar pas gjithë atyre rrenave të tyre”, ka thënë Vuçiq./Indeksonline/