17:50 / E Shtunë, 05 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kjo është renditja tabelare, pas fitores së Ferizajit ndaj Llapit

Llapi ka pësuar humbje të lartë si vendas ndaj Ferizajt.

Në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Ferizaj fitoi me shifrat, 4-2.

Shala, Asani, Mustafa dhe Livoreka ishin shënuesit e “Ujqve”, kurse për vendasit shënoi nga penalltia Zhdrella dhe Maliqi falë një gabimi të portierit mysafirë.

Me këtë humbje, skuadra e Tahir Batatinës zbret nga pozita e parë por me pikë të njëjta me dy liderët të cilët kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kurse, Ferizaj me këtë fitore tejet të rëndësishme del nga zona e kuqe e rënies nga Superliga./Indeksonline/