11:15 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kjo është sasia e kripës që dëmton zemrën tuaj

Sasia e madhe e kripës është e dëmshme për ju, veçanërisht për shkak se ajo është e lidhur me një rrezik në rritje të problemeve të zemrës. Por, cila është sasia e kripës që konsiderohet e dëmshme? Një studim i ri thotë se ndoshta nuk duhet të shqetësohemi aq shumë sa i kripur është ushqimi ynë.

Kripë të cilën zakonisht e përdorim për ushqimin tonë përmban natriumi. Natriumi në sasi të mëdha, mund të çojë në një sërë problemesh kardiovaskulare, duke përfshirë hipertensionin, transmeton Indeksonline.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) thotë se një person nuk duhet të konsumojë më shumë se 2 gramë natriumi në ditë, që është rreth 5 gram kripë në ditë.

Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) nuk rekomandon më shumë se 2.5 gramë natriumi në ditë duke e specifikuar masën 1.5 gram si idealen në ditë për një të rritur.

Megjithatë, hulumtuesit nga një sërë institucionesh ndërkombëtare, duke përfshirë McMaster University dhe Hamilton Health Sciences, si në Hamilton, Kanada, ashtu edhe në institucione nga 21 vende të tjera sugjerojnë se këto kufizime janë panevojshmërisht të ulëta.

Hulumtuesi Andrew Mente dhe kolegët kryen një studim të 94,000 njerëzve të moshës 35-70 vjeç, me qëllim të përcaktimit të sasisë së natriumit që nuk e dëmton shëndetin e zemrës.

Udhëzimet aktuale, vë në dukje ekipi, shtyjnë standardet që janë joreale për shumë njerëz. Studimi i ri, rezultatet e të cilit tani janë paraqitur në ‘The Lancet’, sugjeron se ne mund të jemi më tolerant sa i përket konsumimit të kripës pa patur frikë se kjo do të dëmtojë shëndetin tonë kardiovaskular.

Studimi përfshiu pjesëmarrës në 18 vende të ndryshme për një periudhë mesatare prej 8 vjetësh. Mente dhe kolegët e tij zbuluan se një konsum i lartë i natriumit çoi në një rritje të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare por vetëm në rastet ku konsumi mesatar i kripës ishte më i madhe se 5 gram në ditë. Kjo arrin në rreth 2.5 lugë çaji të kripës së tryezës, shpjegojnë studiuesit./Indeksonline/

Temat: