11:01 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Kjo është sfida e parë e Ramush Haradinajt

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar se sfida e parë që do t’i kushtojnë rëndësi të madhe këtë vit është testi PISA.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se janë në dialog për ta ngritur cilësinë në arsim.

Ja postimi i plotë i Haradinajt:

Këtë vit, e kemi si dialog të vazhdueshëm, ngritjen e cilësisë në arsim, si top-prioritet i Qeverisë dhe do ta trajtojmë pandërprerë, deri në jetësim të këtij synimi.

Kam kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nga kryetarët e komunave dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë proces, që t’i kushtohet vëmendje e shtuar testit PISA, që pritet të mbahet në fund të prillit. Kjo do të jetë sfida jonë e parë.

Themelet solide të ardhmërisë sonë vendosen vetëm përmes aftësimit dhe edukimit të të rinjve tanë dhe ky është misioni im.