15:07 / E Diele, 23 Tetor 2022 / Gj. Sh

Kjo është tabela në Superligën e Kosovës pas ndeshjeve të xhiros së 13-të

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 13-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.

Sot kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani ka barazuar 1-1 në udhëtim te Dukagjini, shkruan IndeksOnline.

Edhe dy ndeshjet tjera të luajtur ditën e sotme kanë përfunduar me barazim.

Drenica në shtëpi ka barazuar me Malishevën 0-0, ndërsa Ndeshja Trepça ’89-Gjilani përfundoi me rezultat 1-1.

Ditën e djeshme janë zhvilluar edhe dy ndeshje tjera ku Prishtina mposhti Llapin me rezultat 2-0 dhe Drita fitoi ndaj Ferizajit me rezultat minimal 1-0.

Pas ndeshjeve të sotme, skuadra e Dritës vazhdon të jetë lidere në Superligën e Kosovës me 30 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 26 pikë.

Prishtina renditet në vendin e tretë me 21 pikë, dy më shumë se skuadra e Gjilanit.

Në tre pozitat e fundit renditen Trepça ’89 me 11 pikë, Dukagjini me 9 pikë dhe Ferizaji kanë nga 8 pikë../IndeksOnline/