15:30 / E Diele, 11 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Kjo është tabela në Superligën e Kosovës pas xhiros së 19-të

Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme të xhiros së 19-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.

Kampioni në fuqi, Ballkani ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Lirisë, me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Prishtina e ka mposhtur Feronikelin ’74 me rezultat 2-0, derisa Dukagjini ka shënuar fitore ndaj Malishevës me rezultat 2-1.

Pas këtyre ndeshjeve, Ballkani kryeson tabelën e Superligës me 43 pikë, gjashtë më shumë se Llapi, që renditet në vendin e dytë.

Në vendin e tretë ndodhet skuadra e Dritës me 34 pikë, ndërsa skuadra e Prishtinës ndodhet në vendin e katërt me 29 pikë.

Në tre pozitat e fundit renditen Gjilani me 19 pikë, Fushë Kosova me 11 pikë, ndërsa Liria është e fundit me 9 pikë./IndeksOnline/