14:02 / E Hënë, 25 Korrik 2022 / MSH

Kjo është vetura më e shitur në 6 mujorin e parë të këtij viti në Kosovë

Shumë gjëra dhe punë në jetën tuaj nuk do të mund të rregulloheshin në kohë nëse nuk do të kishte mjete transportuese, posaqërisht vetura.

Rrugëve të qytetit e sidomos në kryeqytet ka shumicën e kohës qarkullim të vazhdueshëm të veturave.

Meqë përzgjedhja e veturës ka rëndësi të madhe, shpesh mundoheni ta zgjedhni të duhurën, mirëpo nuk ja keni fare idenë se cili lloj është më i kërkuari dhe më i shituri, pavarësisht se jeni edhe vet në kërkim të më të mirës.

Sipas raporteve zyrtare, në gjashtë muajt e parë të këtij viti veturat më të shitura janë:

  • Dacia| 238 vetura
  • Renault| 203 vetura
  • Toyota| 159 vetura
  • Skoda| 156 vetura
  • Volswagen| 125 vetura
  • Suzuki| 105 vetura
  • Hyndai| 87 vetura
  • Kia| 81 vetura

Në listën e veturave më të shitura përgjatë këtyre gjashtë muajve, siç shihet në krye qëndron Dacia, si më e shitura deri më tani për këtë vit.

Disa nga arsyet kryesore pse shumë njerëz po e preferojnë Dacia-në, janë: dimensionet e saj, dizajni praktik, kualiteti dhe mbi të gjitha çmimi i përballueshëm financiar karshi cilësisë së lartë që ka.