17:03 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kjo është vlera e apartamentit të Albin Kurtit në Norvegji

Kryeministri në ardhje, Albin Kurti, në formularin e deklarimit të pasurisë që ka dhënë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit, ka deklaruar 20 922 euro pagë vjetorë si deputet i Kuvendit të Kosovës, raporton IndeksOnline.

Kurti në formularin e deklarimit të pasurisë ka caktuar edhe vlerën e apartamentit që ka në Oslo të Norvegjisë, e ku vlera e tij sipas Kurtit është 400 mijë euro.

Ai nuk ka deklaruar para të gatshme të mbajtura në banka sikurse nuk ka deklaruar as borxhe të mundshme ndaj bankave./IndeksOnline/