13:02 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kjo është vlera e ekipeve të Superligës

Superliga e Kosovës në futboll në nëntë xhirot e para ka dhënë spektakël dhe 6 ekipe janë duke luftuar ngushtë për kreun e tabelës.

Ballkani, Drita, Gjilani Llapi, Feronikeli e Prishtina janë vetëm 6 pikë diferencë që e bënë kampionatin të zjarrtë dhe secila ndeshje të jetë një finale në vete.

Për momentin Ballkani prin në tabelë, por cili ekip ka vlerën më të madhe në treg ?

Sipas Transfermarkt, Gjilani ka vlerën më të lartë me 3.150.000 euro bazuar në lojtarët, ndërsa dy ekipet e fundit në tabelë kanë edhe vlerat më të vogla që shkojnë nën 1 milion.

Indeksonline ua paraqet listën e 12 klubeve të Superligës bazuar në vlerën e përgjithshme të tyre:

1. Gjilani – 3.150.000 euro

2. Prishtina – 2.750.000 euro

3. Drita – 2.630.000 euro

4. Feronikeli – 2.200.000 euro

5. Llapi – 1.750.000 euro

6. Drenica – 1.680.000 euro

7. Ballkani – 1.530.000 euro

8. Flamurtari – 1.480.000 euro

9. Trepça ’89 – 1.280.000 euro

10. Ferizaj – 1.230.000 euro

11. Vushtrria – 800.000 euro

12. Dukagjini – 575.000 euro

Vlera e tubuar e të gjitha 12 ekipeve të Superligës e kalon 20- milionshin, 21.055.000 euro gjithsej./Indeksonline/