01:12 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kjo është WC-ja antiplumb, e stolisur me diamante, 1.2 mln euro!

Nëse keni dashur ndonjëherë të dini se sa mund të kusthojë WC-ja e një milioneri në Kinë, përgjigjja është rreth 1.2 milionë euro.

Kjo WC që është prodhuar nga një kompani në Hong Kong është e larë me flori, dhe kapaku ka 40 mijë copëza diamanti brenda.

Kompania e luksit që e ka prodhuar quhet “Coronet”, dhe është degë e kompanisë së argjendarive në Hong Kong, Aaron Shum.