22:08 / E Hënë, 21 Nëntor 2022 / AR

Kjo foto ka 20 milionë pëlqime më shumë se e Messit dhe Ronaldos duke luajtur shah

Fotoja e Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos, të cilën e kanë bërë për një reklamë të markës Louis Vuitton, e në të cilën luajnë shah, këto ditë po “thyen” internetin.

Foto ka grumbulluar 36.7 milionë pëlqime në profilin e Cristiano Ronaldos në Instagram, por ende nuk është afër fotos më të pëlqyer në historinë e Instagramit.

Fotoja më e pëlqyer në historinë e Instagram për 1407 ditë është një foto e një veze, e cila në 2019 theu rekordin e atëhershëm të Kylie Jenner, transmeton Indeksonline.

Veza deri më tani është pëlqyer nga pothuajse 56 milionë njerëz dhe autorët synuan të mblidhnin më shumë se 18 milionë pëlqime, rekord të cilin e mbante Kylie Jenner në atë kohë. 

Pra, Messi dhe Ronaldo kanë nevojë për më pak se 20 milionë pëlqime për të thyer rekordin botëror dhe që fotografia e tyre të bëhet më e pëlqyera në histori.