10:54 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kjo grua erdhi nga Gjermania vetëm për të votuar! Dhe ia vlejti..

Dje në vendin tonë u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve për komunat që shkuan në balotazh. Zgjedhje këto që sollën goxha befasi. Kjo tregon më së miri rolin që ka qytetari dhe se vetëm ai mund të sjellë ndryshime.Që vota e gjithsecilit ka peshë e dëshmon edhe një kjo biletë aeroplani që një qytetar e ka postuar në rrjetin e tij social Facebook, shkruan Indeksonline.

Ai ka treguar se si bashkëshortja e tij ka ardhur nga Gjermania të shtunën për të votuar ndërsa, prapë po kthehet në këtë shtet. E vota e saj siç duket ia ka vlejtur, pasi që bashkëshorti i saj shkruan: Fitoret nuk janë të lehta!/Indeksonline/