11:15 / E Hënë, 02 Gusht 2021 / AR

Kjo grua synon rekord në Guinness për ‘gojën më të madhe në botë’

Samantha Ramsdell e dinte prej kohësh që kishte një gojë të madhe, por “fëmijët e TikTok” e bënë që të mendonte se mund të thyente një rekord Guinness. Pasi i vunë në dukje se kishte një gojë me madhësi për rekord, ajo u interesua dhe kaq u desh.

Rekordet Botërore Guinness konfirmuan se Samantha Ramsdell nga Connecticut, është mbajtëse e rekordit për gojën më të madhe në botë për një femër.

Njerëzit në TikTok bënë që kjo grua të ketë

Goja e saj e hapur është 6.56 centimetra dhe shkon deri në 10 centimetra. “Asnjëherë nuk kam menduar se do të ishte e mundur të isha kaq e famshme nga goja ime,” tha ajo për CNN.

Megjithatë, nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Ramsdell tha se ajo ishte bullizuar për madhësinë e gojës. Tani në moshën 31-vjeçare, ajo e ka përqafuar tiparin unik dhe numëron 1.7 milion ndjekës në TikTok.

Njerëzit në TikTok bënë që kjo grua të ketë

“Kjo është superfuqia jote. Është gjëja që na bën unikë dhe të veçantë. Të gjithë duhet të gëzohen për çfarë i bën ata të ndryshëm.”

Samantha shpreson që një ditë të ketë shfaqjen e saj, duke përdorur humorin, zgjuarsinë dhe këngën.

Njerëzit në TikTok bënë që kjo grua të ketë