00:39 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kjo komunë e Kosovës furnizon fermerët me lopë simentale, në vlerë 81 mijë euro!

Komuna e Ferizajit përgjatë këtij muaji ka arritur të finalizojë kontratën e radhës për këtë vit.

Janë fermerët e kësaj ane, ata që mund të quhen lirisht “fatlumët” e këtij tenderi.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 88.500,00 euro, porse e njëjta është kurorëzuar për 81.125,00 euro, shkruan Indeksonline.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik  N.T.P. “Agro Loni”.

Tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë, mësohet të ketë qenë 85.745,00./Indeksonline/