16:55 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

Kjo metodë për mbulimin e akneve është e thjeshtë, por e paparë

Karantina na bëri dy dhurata që s’ia kërkoi kush: një fiksim të pashëndetshëm me TikTok-un dhe një tufë me akne të reja që refuzojnë të përthahen.

Fati deshi që këto dy dhurata bashkoheshin dhe të rezultonin në këtë tutorial.

Na takon të falenderojmë Mikay Lanogueira, grimiere, që demonstroi përmes një videoje në TikTok çfarë produktesh dhe çfarë rutine ndjek për të mbuluar njollat dhe puçrrat në fytyrë.

@mikaylanogueira

CAN SOMEONE CROWN ME THE CATFISH QUEEN? Wait till the end! ##makeup ##beauty ##catfish ##fyp ##foryou ##foryoupage ##makeuphack TAG ME IF YOU TRY THIS HACK

♬ original sound – mikaylanogueira

Ajo përdor Radiance Serum nga Exuviance dhe Hydro Grip Primer nga Milk Makeup. Pasi përgatit lëkurën, mbulon aknet me NARS Soft Matte Complete Concealer.

“Aplikoni serumin, aplikoni primer. Me një furçë, aplikoni korrektorin dhe mbuloni gjithë zonat problematike. Kjo është pjesa më e rëndësishme. Mos e prekni korrektorin. Lëreni për dy minuta dhe më pas aplikoni fondatinën,” thotë ajo.

Rezultati final është një lëkurë e pacen, pa teksturë, pa gropëza, pa skuqje. Thjesht perfekte.