08:49 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

S’pritej, veprimi i çekëve pas fitores – i papranueshëm

Kosova nuk arriti të mbante gjallë shpresat për kualifikim në Kampionatin Evropian përmes eliminatoreve dhe tashti do t’i ketë sytë nga Liga e Kombeve.

Nga ana tjetër, Çekia u kualifikua në Evropian që tashti, një ndeshje para përfundimit.

Por, gjesti i tyre pas ndeshjes, lë shumë për të dëshiruar.

Futbollistët çekë pas ndeshjes, kanë veshur fanella ku Kosovën e vendosin në hartën e Serbisë.

Ky veprim është i turpshëm edhe për faktin se Çekia e ka njohur shtetësinë e Kosovës, ndërsa gjithashtu atyre u ishte bërë një pritje e ngrohtë në Prishtinë./Indeksonline/