15:26 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kjo pozitë qeveritare bën shpenzime më të larta në përdorimin e telefonit

Instituti GAP, ka publikuar raportin për vitin 2017 të shpenzimeve për përdorimin e telefonave për të gjithë zyrtarët qeveritarë.

Sipas këtij Instituti, bazuar në totalin e shpenzimeve për përdorim të telefonave fiks dhe mobil për 2017, pozita me shpenzimet më të larta në këtë kategori është e këshilltarëve politik, të cilët kanë shpenzuar rreth 22.3 mijë euro.

Pas saj radhiten, zëvendësministrat. Ndërsa më së paku shpenzime bën kryeministri i vendit./Indeksonline/