08:08 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kjo princeshë ka një dëshirë të veçantë për Krishlindje

Kjo princeshë për krishlindje ka një dëshirë të ndryshme nga ato që zakonisht njerëzit kërkojnë të ju plotësohet, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Indeksonline.

Princesha norvegjeze, Martha Louise ka bërë publike përmes rrjeteve sociale dëshirën më të madhe për Krishtlindje, të gjejë një partner.

Vajza më e vjetër e mbretit norvegjez Harald V-të dhe mbretëreshës Sonja Haraldsen, ajo është shumë aktive në rrjetin social Instagram, ku publikon rregullisht imazhe prej jetës private.