19:33 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Sa i pëlqejnë njerëzit dhuratat e Krishtlindjeve

Pothuajse të gjithë ne kemi pranuar dhurata për festat e fundvitit nga dikush e që ndodh që nuk na pelqejnë ato.

Kështu Departamenti i Dhuratave të Papëlqyeshme (DOUGH) ka realizuar një studim për të zbuluar sekretet e njerëzve sa i përket dhuratave për Krishtlindje, shkruan Daily Mirror, transmeton Indeksonline.

Ky hulumtim është kryer në Britani dhe ka zbuluar 36% e njerëzve janë fajtorë për dhënien e një dhuratë dikujt tjetër në një datë të mëvonshme.
Dhe çuditërisht, gratë (41%) kanë shumë më shumë gjasa për ta bërë këtë sesa meshkujt (30%).

Gratë gjithashtu kanë më shumë gjasa të marrin pjesë në Santa sekrete sesa meshkujt, ku 76% e kanë bërë këtë, krahasuar me 56% të meshkujve.
Kur vjen puna për të treguar emocionet tona kur hapim dhurata rreth pemës, burrat kanë shumë më pak gjasa të duken të kënaqur me një dhuratë zhgënjyese. Vetëm 53% e tyre kanë “falsifikuar një buzëqeshje”, krahasuar me 77% të grave.

Megjithatë, 93% e ju thonë se është e rëndësishme që personi për të cilin jeni duke blerë një dhuratë të vërtetë e pëlqen atë./Indeksonline/