11:38 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / A. A

Kjo pritet të jetë befasia e Bernard Challandes në formacionin e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës sonte do të luaj ndeshjen e fundit në Nations League kundër Moldavisë.

Trajneri Bernard Challandes nuk do të jetë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për ta udhëhequr ekipin, ngase zvicerani ka rezultuar sërish pozitiv me Covid-19.

Formacioni zyrtar i ndeshjes ende nuk dihet, por sipas burimeve të Indeksonline befasia e trajnerit zviceran pritet të jetë Bersant Celina.

Pothuajse në të gjitha ndeshjet mesfushori i Dijon ka luajtur si sulmuesi i dytë, por sonte pritet të fillojë në krahun e majtë në vend të Bernard Berishës që është i suspenduar, ndërsa Valon Berisha mund ta marrë pozitën e 10-shit.

Ky pritet të jetë formacioni i ‘Dardanëve’:

Muric, Vojvoda, Rrahmani, Dresheviq, Hadërgjonaj, Shala, Kryeziu, Zhegrova, Berisha, Celina, Muriqi.

/Indeksonline/