10:40 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Kjo skuadër ofron 40 milionë për ‘Ninxhan’

Rasti i Nainggolan nuk ka fund.

Roma nuk ka pëlqyer gjestin e tij natën e Vitit të Ri dhe tani ka raportime se prezenca e tij ndaj Atalantas është në dyshim.

Por ka edhe më shumë: Nainggolan është rikthyer në zërat e merkatos.

LaGazettaDelloSport raporton se skuadra kineze Guangzhou ka gati për të shpenzuar 40 milionë euro për mesfushorin 29-vjeçarin.

Megjithatë, duket e vështirë që Radja të pranoj, duke pasur parasysh se në të kaluarën ka refuzuar ekipe si Juventus dhe Chelsea, ndërsa Roma për të lejuar largimin e belgut kërkon së paku 50 milionë euro. /IndeksOnline/