14:39 / E Premte, 25 Mars 2022 / OSH

Kjo veturë sportive në nuk do të shitet në Evropë!

Nissan po heq GT-R nga tregu. Të paktën në tregjet evropiane, makina super sportive japoneze nuk do të ofrohet më në të ardhmen.

Nissan përmend rregulloret e ardhshme të emetimit të zhurmës si arsye – me sa duket nuk ia vlen më që prodhuesi të përshtatë GT-R me rregulloret strikte evropiane.

Përveç kësaj, interesi i klientëve tani është shumë i ulët. Vetëm katër njësi u shitën në Zvicër vitin e kaluar, pesë vjet më parë ishte 38.

Tani importi ka përfunduar. Vetura sportive ka 485 kuaj fuqi dhe çmimi i saj ishte 105 mijë euro./Indeksonline/