12:54 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Kjo video-analizë tregon se Liverpool kishte ‘performancë briliante’ në Camp Nou

Barcelona mori një fitore të madhe ndaj Liverpoolit në Camp Nou të mërkurën mbrëma, megjithatë edhe paraqitje e skuadrës angleze ishte për cdo lavdatë.

Luis Suarez hapi serinë e golave kundër ish-klubit të tij në pjesën e parë, por Liverpool kishte mundësi të shumta për të barazuar para se magjiku Messi të mbyllte cdo gjë.

“Reds” tani kanë një mal për të ngjitur në mënyrë që të arrijnë finalen e Ligës së Kampionëve. Ndeshja e dytë gjysmëfinale zhvillohet të martën në Anfield.

Sic e dimë të gjithë, netët evropiane në Anfield nuk janë të lehta dhe Barca do të jetë shumë e vetëdijshme se vetëm gjysma e punës ka përfunduar.

Për më tepër, Ernesto Valverde ka parë mjaft nga skuadra e Jurgen Klopp gjatë ndeshjës së parë të kësaj javë për ta lënë atë pak të shqetësuar – pavarësisht avantazhit me rezultat 3-0.

“The Coaches’ Voice” argumentojnë se Liverpool në të vërtetë ka prodhuar një performancë të shkëlqyeshme në Spanjë, shkruan IndeksOnline.

Ata thojnë se ishte hija e Messit, e cila vodhi shfaqjen me golin e tij të dytë, e që ishte një perlë e vërtetë.

“Mysafirët kishin momentet e tyre në gjysmën e parë dhe kjo falë ritmit të tyre në sulm” shpjegojnë ata në videon e tyre të analizës taktike.

“Mane apo Salah, një vs një, apo Robertson që ishte shumë aktiv në të majtë. Barcelona dështoi në gjurmimin e tyre dhe lejoi shumë topa brenda hapësirës së 16-shit”

Ata vazhdojnë tutje: “Liverpool filloi pjesën e dytë duke luajtur me topa të lartë, duke iu besuar ritmit të tyre të shpejtë për të shfrytëzuar ndaljet e Barcelonës. Kjo ‘vrau’ hapësirën e Barcelonës dhe i lejoi ata të bënin presion, duke ditur se kishin mbështetjen e atyre që ishin prapa në mes të linjave”.

Valverde vërejti këtë dhe u përgjigj me 4-4-2 duke zëvendësuar Coutinhon joefektiv me Nelson Semedon, në një përpjekje për të ruajtur pozicionin e djathtë.

Për më shumë shikoni videon e analizës më poshtë. /IndeksOnline/