Kjo video dëshmon që qeni është më besnik se njeriu (Video)
Një polic gjatë stërvitjes ka bërë një ushtrim për të provokuar qenin e tij se sa e do atë.
Ai u shtri për toke dhe shtirej si pandjenja, transmeton Indeksonline.
I menjëhershëm ishte reagimi i qenit, i cili mundohej që t’i kthente jetën pronarit të tij.
Ai bënte gjeste sikur të ishte mjek, mandej afrohej te goja e njeriut për të dëgjuar nëse po merrte frymë.
Në fund njeriu zgjohet dhe e përqafon qenin, i cili u tregua vërtet besnik. /Indeksonline/