15:27 / E Premte, 05 Mars 2021 / OSH

Klea e emocionuar i thotë fjalët më të bukura për djalin e saj!

Pavarësisht se pëlqen që t’ia ruajë privatësinë vogëlushit duke mos ia zbuluar portretin në publik, Klea nuk ngurron që shpeshherë të postojë foto e video me Kridin.

Sot ai mbush 9 muaj dhe mami Klea i ka shkruar fjalët më të ndjera përmes një pikture tejet të bukur.

“Bota ime sot 9-muajsh. Aq muaj sa e mbajta në barkun tim”, shkruan Klea shoqëruar me një emoji ku tregon se është prekur.