10:17 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Klea Huta krenare me suksesin e fundit të Elgidit

Kjo periudhë mund të konsiderohet ndër më të mirat për producentin Elgit Doda.

Suksesi i tij duket se po i kalon koordinat gjeografike të Shqipërisë. Ka qenë bashkëshortja e tij, moderatorja Klea Huta që ka dhënë lajmin e bukur.

Përmes një postim në InstaStory, Klea ka publikuar kontratën e blerjes së këngës së fundit të Elgitit, të titulluar “Larg”.

Mesa duket, ky projekt është pëlqyer aq shumë dhe ka qenë aq i suksesshëm, sa është blerë edhe në Kinë.

“Kënga “Larg” blihet nga Kina. Krenare për ty dashuria ime”,  shkruan Klea.