Toney nuk e fsheh të dashurën, publikon foton e parë si çifti
Muaj më parë, Prive By Liberta Spahiu raportoi ekskluzivisht se ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Toney, kishte nisur një romancë të re pas daljes nga shtëpia me blogeren e njohur, Ega Islami.
Edhe pse deri më tani ata kishin zgjedhur të qëndronin mjaft diskretë, ku Toney kishte ndarë vetëm dy imazhe të shkëputura ku nuk dallohej fytyra e partneres, tani “sekreti” mori fund.
Dyshja ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të ndarë foton e tyre të parë së bashku. Përmes një postimi të përbashkët në Instagram, ata shfaqen krah njëri-tjetrit, të kombinuar në të zeza pranë një makine luksoze të kuqe.
Ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte mbishkrimi i fotos në frëngjisht: “Il était temps”, që në shqip do të thotë “Ishte koha”.
Me këtë frazë, çifti ka nënkuptuar se tashmë ka ardhur koha e duhur për ta zyrtarizuar lidhjen e tyre para ndjekësve, muaj pasi lajmi qarkulloi në media.

