18:31 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Klima në sallë të Kuvendit, deputetët me preferenca të ndryshme

Në Kuvendin e Kosovës përderisa po zhvillohet seanca plenare kryeparlamentari Kadri Veseli ka shprehur shqetësim për një çështje që s’ka të bëjë fare me votime apo debat.

Ai ka thënë se personeli ka problem për arsye se ka kërkesa të ndryshme lidhur me klimën brenda sallës.

“Disa thonë me e lëshu klimën kurse disa pse po lëshohet klima. Ka krijuar konfuzion te personeli”, ka thënë Veseli, shkruan Indeksonline.

Si për shaka Veseli ka thënë se ndoshta duhet të hedhet në votim dhe të dihet arsyeja edhe ajo se a duhet të lëshohet apo jo./Indeksonline/