12:30 / E Shtunë, 31 Korrik 2021 / A. M.

Klinaku: Familjes së Hysni Gucatit nuk po u lëshohen vizat për ta vizituar

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka bërë të ditur se familjes Gucati nuk po i lëshohen vizat për ta vizituar Hysni Gucatin, i cili gjendet në paraburgim në Hagë.

Klinaku, ka postuar përgjigjen e autoriteteve holandeze, ku u është njoftuar arsyeja se pse nuk u është lëshuar viza atyre.

Edhe në këso vështirësi hasin familjarët që duan ta vizitojnë familjarin e tyre në burgun e Hagës.Familjes së Hysni Gucatit nuk i jepen vizat me arsyetim të dëshmive të pamjaftueshme financiare, e që mendoj se këtu ka tendencë marrë parasysh se autoritetet holandeze e kanë të ditur që shpenzimet i paguan shteti i Kosovës.

May be an image of text