21:02 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / Blerim

Klinaku: “Veç po më vjen inati që na kanë gjetë të ligë, pa deputetë, pa kryeministër… e po na bëjnë çka po donë”

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas publikimit se sotëm të Dhomave të Specializuar të cilët kanë njoftuar se mandati i tyre do të vazhdojë.

“Qenkan mbledhur tre gjykatës të Hagës dhe po pretendojnë se përbëjnë Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Në emër të saj e paskan vazhduar mandatin e vet, të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

Klinaku kë bërë shpërndarë Amendamentin nr 24, neni 162, pika 3 të Kushtetutës së Kosovës për Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese dhe kush e përbën atë:

3. Një Dhomë e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, e përbërë nga tre (3) gjyqtarë ndërkombëtar të emëruar shtesë krahas gjyqtarëve të referuar sipas Nenit 114 (1), do të vendosë ekskluzivisht mbi referimet kushtetuese sipas Nenit 113 të Kushtetutës në lidhje me Dhomat e specializuara dhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në përputhje me ligjin e veçantë.

“Veç po më vjen inati që na kanë gjetë të ligë, pa deputetë, pa kryeministër, pa Avokat të Popullit e po na bëjnë çka po donë”, ka mbyllë postimin e tij Klinaku.