14:36 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Klinë: Gjendet një mjet i pashpërthyer, dyshohet se daton nga Lufta e Dytë Botërore

Në fshatin Poterq i Epërm të Klinës, dje është gjetur një mjet i dyshuar. Njësitet policore kanë siguruar vendin për të punuar me eskavator në mënyrë që të shihet se për çka bëhet fjalë.

Njësitet për deminim të FSK-së, siç ka njoftuar sot Policia përmes raportit 24 orësh, në mënyrë të sigurt kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar në gjatës prej 30 centimetra  që dyshohet se ka mbetur nga lufta e dytë botërore.

Mjeti është marrë me vete për tu ekzaminuar./Indeksonline/