13:54 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ekskluzive: Këta janë dy personat tjerë që u arrestuan për ‘Marrje të Ryshfetit’

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dërguar tanimë kërkesën tek Gjykata Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, Musa Cena dhe dy të dyshuarve për “Marrje të Ryshfetit” nga pala e dëmtuar.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se pos zv/ministrit Cena, dy të dyshuarit tjerë të këtij rasti janë, Nysret Shala, zyrtarë në Komunën e Rahovecit dhe Hazer Shehu, pronarë i një kompanie private në Kosovë.

Ndërkohë, seanca dëgjimore për Cenën, Shalen dhe Shehun do të mbahet sot pasdite nga gjyqtari Isuf Makolli.

Kërkesa për masën e sigurisë prej një muaj paraburgimi është bërë me qëllim të prezencës së të dyshuarve në procedurën hetimore./Indeksonline/

Zyrtare: Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për zv ministrin Cena, jepen detajet e reja!